Shtëpia ku nis gjithçka
Çdo udhëtim ka një derë të parë.
Më 17 qershor 1943, në këtë shtëpi në Krushë të Madhe, lind Ukshin Hoti. Fshati i jep katër klasët e para — dhe një urì të pashuar për dije.
Shtatëdhjetë vjet më vonë, pikërisht në ditëlindjen e tij — 17 qershor 2013 — kjo derë rihapet si Shtëpi Muze: vendi ku mungesa kthehet në prani.